DASH sugjeron shmangien e gjykatave të korruptuara shqiptare për investitorët e huaj
Me gjithë ndihmën e madhe për të ringritur sistemin gjyqësor në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit e vlerëson drejtësinë shqiptare si të korruptuar. Në vend mungon efikasiteti i procedurave gjyqësore dhe përballë këtyre problematikave, Departamenti u sugjeron investitorëve amerikanë, si të vetmen zgjidhje, arbitrazhin ndërkombëtar për çdo problem pasi në Shqipëri me sa duket, nuk e merr të drejtën që të takon.
Në raportin mbi klimën e investimeve të huaja në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit u sugjeron bizneseve amerikane që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me palët shqiptare, përmes arbitrazhit ndërkombëtar, duke shmangur kështu gjykatat shqiptare.
Sipas DASH, investitorët amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje komerciale mes entiteteve private dhe publike në Shqipëri, duke përmendur madje, edhe një kompani e cila u pengua të investojë në vend përmes praktikave të dyshimta gjyqësore.
Departamenti i Shtetit thotë se shumë investitorë të huaj ankohen që korrupsioni endemik i gjyqësorit dhe procedurat joefikase të gjykatave minojnë mbrojtjen ligjore në Shqipëri, ndaj dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Në raport jepet i njëjti sugjerim për sipërmarrësit nga SHBA.
“Është e dobishme për investitorët amerikanë që të përfshijnë klauzola për arbitrim të detyrueshëm ndërkombëtar në çdo marrëveshje me palët shqiptare”, thuhet në raportin e DASH.
Gjatë muajve të fundit, Shqipëria është përballur me dy humbje në arbitrazh; ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe një kompanie greke për punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, me një dëm total prej 153 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit. Ndërkaq, është raportuar edhe për raste të tjera në arbitrazh, për të cilat shteti shqiptar nuk ka bërë transparencë publike.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq