Biden synon të kandidojë për një mandat të dytë presidencial
Presidenti amerikan, Joe Biden tha të mërkurën se synon të kandidojë për një mandat të dytë dhe ka të ngjarë të marrë një vendim përfundimtar në fillim të vitit të ardhshëm pasi deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve afatmesme të së martës janë të mira për demokracinë.
Biden, i cili mbush 80 vjeç këtë muaj, është përballur me pyetje nëse do të kërkojë një mandat të dytë, shkruan Reuters.
Një këshilltar i Biden deklaroi se diskutimet përgatitore për fushatën e vitit 2024 ishin duke u zhvilluar.
“Synimi ynë është të kandidojmë sërish, ky ka qenë qëllimi ynë. Ky është në fund të fundit një vendim familjar”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Biden theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA tregojnë se demokratët kanë pasur një natë të fortë.
Sipas tij, “vala e kuqe”, e parashikuar si një spastrim republikan i Dhomës dhe Senatit, nuk ndodhi.
LEXONI GJITHASHTU
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet