Profesori i “Virginia University”: Në marrëveshjen Kosovë-Serbi kishte çështje që s’lidheshin me dy vendet

10 Shtator 2020 | 19:01

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, ka prodhuar reagime të ashpra në sferën politike në Kosovë. 

Profesori dhe sociologu pranë “Virginia University”, Besnik Pula tha në “Ilva Now” se brenda marrëveshjes se nënshkruar kishte shumë pika, që nuk lidheshin drejtpërdrejt me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se një ndër çështjet, e cila ka qenë tepër zhgënjyese për palën kosovare ishte mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, edhe pse kryeministri Hoti para udhëtimit drejt Shtëpisë së Bardhë tha se ky do të ishte qëllimi kryesor.

Sipas z. Pula, ky dështim ka qenë arsyeja kryesore që ka prodhuar reagimet dhe kundërshtitë mbi marrëveshjen ekonomike në Kosovë.

“Brenda marrëveshjes ka një sërë çështjesh të cilat nuk lidhen fare midis marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Janë pika që nuk lidhen drejtpërdrejt mes Kosovës dhe Serbisë, dhe midis këtyre pikave kemi edhe çështje, të cilat dolën zhgënjyese, edhe për palën kosovare, sepse edhe kryeministri Hoti para se të nisej në Uashington kishte pretenduar se do të shkonte për të marrë njohjen nga Serbia, por erdhi pa të. Ky është thelbi i reagimit nga VV, por edhe nga Vjosa Osmani dhe të tjerëve”, tha ai.

Përfshirjen e Izraelit në çështjen e Kosovës dhe Serbisë për z. Pula është një “lojë” zgjedhore e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai më tej u shpreh se në Shtëpinë e Bardhë janë dy dokumente të firmosura, të cilat më tepër janë në formën e zotimeve, që mund të rrisin më tej tensionet politike ekzistuese.

“Përfshirja e Izraelit nuk kishte fare lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, por me fushatën zgjedhore të Donald Trump. Kemi dy dokumente të firmosura nga kryeministri Hoti dhe nga presidenti Vuçiç, që janë më shumë në formën e zotimeve se sa marrëveshje që kalojnë me ratifikim. Nga kjo fillojnë problemet, ku mendoj se do të rrisin më tej tensionet politike ekzistuese”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021