Eksperti i ekonomisë: Raporte si ai i DASH i largojnë investitorët e mëdhenj nga vendi ynë
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço tha për Euronews Albania se raportet e huaja negative për Shqipërinë siç është edhe ai i DASH, i bëjnë pesimistë investitorët dhe i largojnë ata nga vendi ynë.
Sipas tij, raporte të tilla me të dhëna negative për vendin tonë kanë nisur që nga fillimi i vitit me Doing Business apo edhe të tjera që e rendisin Shqipërinë në radhën e vendeve afrikane.
“Një raport si ai i DASH i bën investitorët më pesimistë apo të mendohen dy herë që të vijnë në Shqipëri dhe kjo duket në reduktimin e investimeve të huaja në Shqipëri.
Shqipëria ka pasur 1 mld euro në vit për disa vite radhazi, për 2020 e më tej nuk dihet si do zëvendësohen këto investime.
Investimet e huaja janë shumë jetike për ekonominë shqiptare, pasi hapin vende të reja pune. Investitorët e rëndësishëm kanë tendencë t’i shohin këto raporte. Sa më i lartë të jetë indeksi i ‘doing business’, aq më shumë bien investimet”, u shpreh ai.
Sipas z. Muça, gjithnjë e më shumë në vendi tonë nuk ka interes nga kompanitë e huaja për të marrë pjesë në tenderë për vepra të rëndësishme infrastrukturore, pasi ata shohin shumë burokraci brenda saj ndaj nuk shfaqin më interes në tregun shqiptar.
“Tendenca ishte që kompanitë që punonim në ndërtimin e rrugëve apo objekteve të rëndësishme infrastrukturore ishin me eksperiencë të gjatë. Ndërsa sot projektet fitohen nga kompanitë shqiptare. Kjo është pozitive, por nga ana tjetër realiteti ka treguar se shumica e këtyre kompanive nuk kanë eksperiencë në ndërtimin e veprave strategjike”, u shpreh eksperti i ekonomisë.
Lexoni gjithashtu:
Mark Crowford: S’habitem me raportin e DASH, ka pasur probleme me gjykatat
Teliti: Raporti i DASH i vuri vulën negative ekonomisë shqiptare
Raporti i DASH, Meta: Konkluzione tronditëse, domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet
Raporti i DASH, Shqipëria perceptohet si një ndër vendet më të korruptuara të Ballkanit Perëndimor
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona