Agim Nesho për marrëveshjen Kosovë-Serbi: SHBA në esencë nuk zgjidhi asgjë, çdo gjë ia la Europës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, komentoi marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha në Euronews Albania se nënshkrimi i marrëveshjes u shfrytëzua për fitoren në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm të administratës Trump, e cila synon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale.
“Në fakt e gjithë marrëveshja që ndodhi në Uashtington midis Serbisë dhe Kosovës, kishte lajtmotivin kryesor që t’i shërbente politikës së Trump për një fitore në politikën e jashtme. Në këtë kuptim, kjo është pika më e nxehtë dhe e detyrueshme që i solli fitoren administratës Trump. Nuk ishte thjesht marrëveshje, por marrëveshja ishte një kërkesë e përsëritur e liderëve të Ballkanit për të pasur ndërmjetësim të SHBA.
Kompromisi ishte i tillë, prandaj kjo ishte një fitore e administratës, e cila pasi arriti kompromisin midis izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, kërkoi që një vend tjetër mysliman, ashtu siç u shpreh edhe në letrën e nënshkruar nga presidenti Trump të bënte një njohje të mëtejshme. Pse është një fitore për politikën e administratës së Trump? Në rrafshin e brendshëm është një fitore për arsye sepse sensibilizon pjesën e elektoratit të gjerë evangjelistë, e cila e sheh si një detyrë përkrahjen e Izraelit në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, Trump ka qenë i kritikuar për politikën e tij të tërheqjes nga Lindja e Mesme”, tha Nesho.
Zoti Nesho u shpreh se Kosova në këtë marrëveshje fitoi thjesht një njohje më tepër, ndërsa nënvizoni faktin se SHBA nuk zgjidhi asgjë në esencën e konfliktit mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Në thelb politika amerikane është ajo që dominon dhe nuk kërkon mirëkuptimin e forcave të tjera, siç është një kompromis i deritanishëm me BE për të ndarë ato vlera e përgjithshme në politikën e jashtme, ka nuanca në këtë. Kemi dhe interesa të tjera të fuqive si Turqia dhe Irani, që sigurisht e shikojmë me skepticizëm. Pse u detyruan që Serbia dhe Kosova të pranojnë këtë gjë, sepse kjo ishte çelësi i artë që solli Kosovën dhe Serbinë në Uashington. Ato e pranuan, sepse kërkonin që SHBA-të të ishin pjesëmarrës në zgjedhjen e të ashtuquajturit të konfliktit të ngrirë, që kishte midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia pranuan ndërmjetësimin e Uashingtoni, i cili e shfrytëzoi në mënyrë perfekte, në esencë nuk ndryshoi asnjë gjë, çdo gjë ia la Evropës, por arriti fitoren e madhe në politikën e brendshme dhe të jashtme para zgjedhjeve elektorale për presidentin Trump. Ajo që fitoi Kosova në këtë rast, ishte një njohje më tepër”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Konflikti Izrael – Palestinë, çështje e pazgjidhur që vijon të shkaktojë debate
Palestina reagon ashpër ndaj vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadë në Jerusalem
Stano: BE pret që Kosova e Serbia të jenë në një linjë me BE-në në lidhje me Jeruzalemin
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit