Zbritën “Trimat e Jutbinës”, një përrallë në skenën e TKOBAP
Në datat 9-10, shfaqja dedikuar legjendave shqiptare, Muji që ngriti një shkëmb, Orët, Ajkuna duke qarë Omerin, agallarët e Jutbinës dhe të tjerë personazhe kanë zbritur tashmë në skenë, në një shfaqje që është në fakt një narracion nëpër legjendat shqiptare.
Copëza koreografie të hedhura vite më parë nga koreografi i ndjerë Rexhep Çeliku, këngë dhe motive të tjera të folklorit tonë kanë plotësuar një mozaik të tërë legjende në shfaqjen “Trimat e Jutbinës”.
Për 2 netë me radhë, në datat 9 dhe 10 nëntor spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë këtë përrallë nga afër.
“Ideja e shfaqjes nuk është e re, erdhi si një ide e Gert Drugës dhe vazhdon të jetë aktuale dhe është si një rrëfim. Absolutisht që keni shumë të drejtë. Do meritonte që kjo shfaqje të jepej një javë rresht, por tradita jonë akoma nuk ka kaluar në kaq shumë ripërsëritje të një shfaqjeje të ansamblit. Zakonisht kanë qenë maksimumi dy shfaqje dhe ne akoma duam të testojmë audiencën tonë nëse me të vërtetë ka kaq shumë kërkesë për ansamblin dhe për një shfaqje të këtillë,” – u shpreh Abigeila Voshtina, drejtoreshë e TKOBAP.
Teksa planet për të pasur një vijueshmëri të shfaqjeve të ngjashme, që do të sjellin në skenën e TKOBAP element të tjerë të rëndësishëm të kulturës tonë folkloristike nuk duket do të mungojnë.
“Unë them që nga publiku u prit jashtëzakonisht mirë dhe që vërtetë meritonte që të ishte më shumë e vënë në skenën tonë, por nuk do të mbarojë cikli, sepse cikli edhe për vitin që vjen do të ketë shumë surpriza të bukura. Rruga “Egnatia”, “Një ninullë çame”, do të marrim gjithë pjesën e jugut le të themi dhe ta këndojmë, ta kërcejmë së bashku,” – tha Voshtina.
“Trimat e Jutbinës” do të presin edhe sonte spektatorin në sallën e TKOBAP.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta