Protesta për Teatrin Kombëtar, Belind Këlliçi padi ndaj 2 policëve

7 Nëntor 2022 | 10:08

Mëngjesin e së hënës Belind Këlliçi ka dorëzuar një padi në Gjykatës ndaj 2 policëve, që sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.

“Në gjyq për policët që më dhunuan mua dhe dhjetëra të rinj. Prokuroria ka çuar dosjen në gjykatë me policet e akuzuar që kane kryer veprime arbitrare”, u shpreh deputeti i PD për mediat.

Në muajin korrik, Gjykata Kushtetuese dha vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të teatrit te Bashkia e Tiranës. Vendimi gjithashtu shfuqizon ligjin për procedurat e për ndërtimin e godinës së re.

Si rrjedhojë, toka e teatrit i rikthehet Ministrisë së Kulturës, gjë e cila i heq të drejtën Bashkisë së Tiranës për të vazhduar me procedurat e ndërtimit të godinës së re. Në vendim, gjykata e ka shfuqizuar ligjin për ndërtimin e teatrit me partneritet publik privat duke e cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026