Ujë të pijshëm nga Jugu drejt Italisë, çfarë përfiton Shqipëria nga projekti

10 Nëntor 2022 | 18:25

Transport i ujit të pijshëm nga Shqipëria e jugut drejt Italisë. Ky projekt i lançuar që vite më parë mes dy vendeve, në kohën e qeverisë “Nano” duket se po rikthehet sërish në skenën politike mes dy vendeve.

Tashmë pala italiane ofron rreth tij të dhëna konkrete për koston dhe fizibilitetin e tij. Ndërsa mësohet se presidenti i Rajonit të Puglias, Mikele Emiliano i ka shkruar edhe një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama në të cilën i shpreh interesin mbi këtë projekt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sergio Fontana, president i Konfindustrisë Puglia-Shqipëri tregoi detaje nga projekti që pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për zonën.

“Shqipëria do të ketë mundësi që ari blu të mos shpërdorohet, por të shitet në kushte që do përcaktohen nga dy qeveritë. Për më tepër do ketë vende pune për shqiptarët që do të kenë një  mundësi më shumë për të punuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturës. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Shqipëri-Itali ka edhe interesa ekonomikë, por marrëdhëniet tona shkojnë përtej ekonomisë, mund të përmend rastin e tërmetit kur ne iu gjendëm pranë dhe rastin e COVID kur ju na erdhët në ndihmë”, tha Fontana.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023