Pandemia thellon krizën ekonomike, bizneset në Kosovë me humbje, paralajmërojnë shkurtime të punonjësve

11 Shtator 2020 | 12:31

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në mbushjen e arkës së shtetit në Koosvë. Kjo për shkak se buxheti i shtetit varet shumë nga dogana.

“Në momentin që flasim jemi rreth 100 milionë euro më pak të hyra apo rreth 12 apo 13 % krahasuar me vitin e kaluar”, thotë Adriatik Stavileci, zyrtar i lartë në Doganën e Kosovës.

E përkthyer në shifra, humbjet llogariten të jenë kolosale.

“Të themi, se nëse vitin e kaluar në këtë fazë që po flasim kemi pasur rreth 720 milionë euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës, gjatë këtij viti kemi rreth 630 apo 640 milionë euro, pra që është një ulje e theksuar”, thotë z. Stavileci.

Në këtë situatë, zyrtarët e Doganës së Kosovës e pranojnë se këtë vit është e arritja e projeksioneve buxhetore.

Sidoqoftë, efektet e pandemisë pritet të jenë të prekshme më shumë tani në vjeshtë. Për pasojë, jo vetëm buxheti i shtetit, por edhe qytetarët do ta ndiejnë fort fuqinë e tij, kur priten largime të mëdha nga puna në sektorin privat.

“Do të fillojë largimi i punëtorëve. Largimi, sipas analizave tona, që i bëjmë me biznese, është nga 50 deri 100 mijë punëtorë do të mbesin pa punë”, thotë Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës

Fatkeqësia sipas përfaqësuesve të bizneseve në vend është se këta të larguar nga puna, shteti nuk do t’i mbështesë. E në këtë rast, ata do të jenë persona që potencialisht do ta lëshojë vendin apo të shkaktojnë trazira. Andaj në Odën e Afarizmit, japin edhe këshilla drejtuar qeverisë.

“Jemi të vetëdijshëm që shteti nuk mund të mbështesë me lekë gjithë kohën, por me beneficione financiare, siç është lirimi nga TVSH-ja, ulja e saj, ulja e tatimit në fitim, subvencionimi për rritjen e numrit të punëtorëve për t’i mbajtur në punë, përkrahje për prodhimin vendor”, shton z. Krasniqi.

Të dhënat zyrtare sa i përket papunësisë, edhe para pandemisë, ishin të larta. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2019, papunësia ishte 25.7 % në një popullsi prej 1.8 milionë banorësh. Papunësia më e theksuar ishte te femrat me 34.4 për qind, krahasuar me meshkujt me 22.6 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeç me 49.4 për qind.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026