SHBA shton presionin ndaj Kosovës, Chollet: Zhgënjim për targat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shtojnë presionin ndaj qeverisë së Kosovës për të shtyrë me një vit procesin e konvertimit të targave të automjeteve në veriun e banuar nga serbët.
Derek Chollet, këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, deklaroi se në bisedën telefonike të zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndau “zhgënjimin me vendimin e Kosovës për të mos zgjatur afatin për regjimin e targave”.
Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha për Zërin e Amerikës se Kosova duhet të përmbushë kërkesat perëndimore për çështjen targave të makinave dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto qëndrime të ashpra Uashingtoni i mbajti teksa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kishin mbyllur takimin në Pallatin Elize me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në një komunikatë të përbashkët të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës theksohet se në takimin me Macron liderët kosovarë kanë shprehur përkushtimin e plotë për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.
Sipas kësaj deklarate, Presidenti Macron theksoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)