Ndryshimet e Kodit Rrugor, eksperti: Kujdes me telefonin, tani gjobitesh edhe kur shkruan

11 Shtator 2020 | 14:26

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore, Ministria e Brendshme ka propozuar ndryshime të Kodit Rrugor, ku parashikohen shumëfishim të gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Një prej gjobave që do të ashpërsohet është ajo për përdorimin e telefonit, që parashikohet të shkojë deri në 15 mijë lekë maksimalisht. Në rast të përsëritjes 3 herë brena vitit, pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj dhe hiqen 10 pikë nga patenta.

Për tejkalimin e shpejtësisë gjobat janë rritur në mënyrë progresive ku më e rënda është tejkalimi i shpejtësisë maksimale me 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjoba e secilës shkon nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Në 32 nenet e reja të Kodit Rrugor është trajtuar edhe çështja e vendkalimit të këmbësorëve ku është vendosur një kusht i ri, tek vijat e bardha, shoferët tashmë duhet të ndalojnë plotësisht automjetin e tyre. Ndërsa për personat që kalojnë rrugën duke mosrespektuar vijat e bardha, drejtuesit e automjeteve në çdo rast duhet t’i japin përparësi derisa personi të ketë kaluar të gjithë trajektoren e karrexhatës.

Eksperti rrugor, Fisnik Ziçishti i konsideron pozitive këto ndryshime në Kodin Rrugor, por thekson se duhen parashikuar masa ndëshkimore edhe për këmbësorët dhe drejtuesit e biçikletave në mënyrë që të kemi disiplinim dhe të lëvizjes së tyre në rrugë.

“Ndryshimet parashikoj se nëse dikush lëviz me mjet të blinduar pa autorizim, duhet t’i konfiskohet mjeti. Kemi rritje të gjobës dhe për parakalimet e gabuara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve”, tha Ziçishti.

“Është bërë një gjë e mirë për të disiplinuar drejtuesi e automjeteve. Është bërë një gjë e mirë edhe për drejtuesit e motorçikletave. Këta të fundit 30 minuta para perëndimit të diellit duhet të mbajnë jelek fosforeshent. Tani përdorimi i telefonit në automjet është i ndaluar jo vetëm kur flet por edhe kur je duke shkruar”, shtoi.

Sipas ekspertit rrugor duhen parashikuar masa dhe për këmbësorët dhe drejtuesit e biçikletave, pasi penalizimet janë parashikuar vetëm për drejtuesit e automjeteve.

“Një gjë që nuk më pëlqeu tek neni i shtuar është për këmbësorët. Drejtuesi i automjetit jam shumë dakord që duhet të ndalojë tek vizat e bardha por nuk shikoj që të dënohen këmbësor që kalojnë në vend e pa vend, kuturu duke u ndërprerë rrugën makinave dhe bëhen burim aksidentesh. Me këtë nen që shtohet me të vendosu këmbën në karrexhadë këmbësori, drejtuesi i automjetit duhet të ndalojë. Duhet të ketë penalizim dhe për drejtuesit e biçikletave që nuk lëvizin në korsitë e caktuara”, përfundoi Ziçishti.

Lexoni gjithashtu:

Ekskluzive| Aksidentet ndryshojnë Kodin Rrugor, rriten gjobat për shkelësit, telefoni ‘të heq’ edhe patentën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026