Zvicër, Xhaka zgjat kontratën me Bazelin ndërsa Lenjani kalon te Grasshopper
Dy futbollistë të përfaqësueses shqiptare, Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka patën zhvillime domethënëse për karrierat e tyre, i pari nënshkroi për klubin e Grasshopper ndërsa tjetri zgjati më tej kontratën me Baselin.
Pas rreth një muaji pa skuadër, 31-vjeçari Lenjani ka nënshkruar për 27-herë kampionët e Zvicrës, bardheblutë e Zurihut. Për anësorin e krahut të majtë, i cili tre vitet e fundit qe angazhuar me Sionin, ky është një rikthim, pasi 10 vite më parë ai pati një përvojë të shkurtër me këtë skuadër si i huazuar nga Winterthuri.
Në anën tjetër Taulant Xhaka ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Bazelit. Mesfushori kuqezi do të jetë pjesë e skuadrës së Bazelit deri në verën e vitit 2024.
Presidenti i klubit, Bernhard Burgener u shpreh i ngazëllyer nga vendimi i Xhakës për të ripërtërirë kontratën. Ai e ka cilësuar atë një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.
Për 29-vjeçarin kjo kontratë është domethënëse pasi i jep atij mundësinë të shkojë drejt një konfirmimi absolut të një karriere të plotë me fanellën e Bazelit, me të cilën ka fituar 6 kampionate dhe 4 kupa të Zvicrës.
“Dua ta falënderoj klubin për atë çka më ka ofruar gjatë gjithë këtyre viteve dhe për atë çka do më ofrojë tani vitet e ardhshme. Jam shumë krenar që mundem ta vesh sërish fanellën e Bazelit,” – citohet të jetë shprehur Xhaka në web-faqen zyrtare të klubit.
Xhaka figuron lojtar i Bazelit që prej vitit 2003, kur asokohe 12-vjeç, ishte së bashku me të vëllanë, Granit Xhaka në skuadrat zinxhirë. Në CV ai mban vetëm një huazim te Grasshopper në vitin 2012-të.
Lexoni gjithashtu:
Tjetër gjyq i humbur, FIFA vendos në favor të dy ish-futbollistëve të Luftëtarit
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës