Sondazhi: Një e treta e qytetarëve të Kosovës mendojnë se COVID-19 është mashtrim

11 Shtator 2020 | 15:15

Në spitalet e Kosovës, shtretërit janë duke u mbushur me qytetarë të sëmurë e që po vdesin, teksa COVID-19 nuk e ka kursyer një prej vendeve më të varfra të Europës.

Por në rrugët e Kosovës, një e treta e popullsisë mendon se pandemia është thjesht një mashtrim, sipas një sondazhi që ka tronditur qeverinë vendase e cila po përpiqet që të bindë qytetarët e saj.

Kosova, me një popullsi prej afro 1.8 milionë banorësh, është një ndër vendet me shkallë vdekjeje më të lartë në Europë, ndërsa nga ana tjetër ka një prej sistemeve të shëndetësisë më të dobëta.

Në Prishtinë, shumë persona që banojnë në zona rurale thanë për AFP se kanë mbajtur radhë pranë spitaleve për t’i qëndruar pranë e për t’i blerë barna të afërmve të tyre pasi rezervat e spitaleve ishin thuajse të boshatisura.

Në një përpjekje për të bindur qytetarët për vërtetësinë virusit, qeveria ka vendosur të lejojë mediat të hyjë në spitale për të filmuar atë çka po ndodh realisht.

“Tregoju atyre jashtë që nuk besojnë”, thotë një burrë i moshuar i cili ndodhet në spital prej dy javësh.

“Nuk bëhet shaka me këtë. Si mundet që dikush të mendojë se nuk ekziston virusi”, shprehet pacienti.

Ndërsa disa të tjerë, të cilët më parë nuk besonin, tashmë e kanë provuar vetë rreziqet që sjell virusi.

“Të them të vërtetën, në fillim besoja se nuk ekzistonte. Tani, pas gjithë tmerrit që kam kaluar, jam i bindur dhe jam gati t’ia them të gjithë kombit”, thotë një grua e moshuar që po trajtohet me terapi oksigjeni prej disa javësh.

Në Kosovë, kompania e sondazheve Pyper, zbuloi se një e treta e popullsisë nuk besonte se virusi ishte i vërtetë, ndërsa 61 për qind thanë se COVID-19 është “më pak i rrezikshëm nga çfarë përshkruhet” nga autoritetet dhe media, tregon drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ilir Krasniqi.

Skepticizmi ndaj virusit është një problem madhor për qeverinë e cila po përpiqet të marrë masa, pasi muaji gusht rezultoi më vdekjeprurësi që nga fillimi i pandemisë, me rreth 300 viktima.

Duke i cilësuar rezultatin e sondazhit si të papranueshëm, kryeministri Avdullah Hoti, ka shtuar masat kufizuese në qytetet me më shumë  të prekur, si për shembull reduktimin e orareve për baret dhe restorantet, ndalimin e grumbullimeve publike dhe ceremonive fetare.

 

Lexoni gjithashtu: 

Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja më Covid-19 në Kosovë

Pandemia thellon krizën ekonomike, bizneset në Kosovë me humbje, paralajmërojnë shkurtime të punonjësve

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026