Spanja u refuzon vizat boksierëve kosovarë, s’mund të jenë në Kampionatin Botëror

11 Nëntor 2022 | 16:51

Kosova po vazhdon të ketë pengesa me pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare nga vendet të cilat nuk e njohin atë si shtet.

Pengesa e fundit ka ardhur nga Spanja, ku ambasada spanjolle në Shkup ka refuzuar vizat e boksierëve kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të boksit në Alicane, La Nucia të Spanjës, shkruan KosovaPress.

Ekipi i Kosovës, në përbërje prej dy boksierëve, Taulant Jakupi dhe Donat Syla, trajnerit Besim Brashimi dhe gjyqtarit ndërkombëtarë, Latif Demollit, pavarësisht se është paraqitur në kohë për pjesëmarrje në këtë Botëror, ka marrë përgjigje negative për viza nga ambasada spanjolle.

Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime nga Federata Botërore e boksit (IBA) për mospajisje me viza, ndërsa beson se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë në këtë Botëror.

“Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federates Botërore IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më parë që ka ndodhur në Indi, Serbi, e tash në Spanjë dhe ndjehemi të diskriminuar”, shkruante në komunikatën e FboxK.

Në komunikatën e saj, Federata e Boksit të Kosovës ka publikuar edhe email-at me Ambasadën e Spanjës në Shkup, ku kjo e fundit e ka konfirmuar se si pasojë e situatës politike nuk mund të lëshojnë vizat pa u konsultuar me Ambasadën e Spanjës në Madrid.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026