Komisioneri për menaxhimin e krizave vjen në Shqipëri për të monitoruar situatën

5 Dhjetor 2019 | 10:18

Komisioneri i sapozgjedhur Evropian i menaxhimit të krizave, Janez Lenarçiç, ka mbërritur sot në Tiranë në vazhdën e menaxhimit të situatës emergjente post-tërmet.

Në kuadër të misionit të parë si koordinator evropian i ndërhyrjeve të urgjencës, pritet që komisioneri Lenarçiç të takojë ekspertët evropianë, të cilët kanë ardhur në ndihmë të operacionit të mbrojtjes civile. Ky mekanizëm angazhoi në terren tre ekipe kërkim-shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Rumania. 

Lenaçiç shprehu mbështetjen e tij për popullin shqiptar pas tërmetit shkatërrues te 26 nëntorit dhe theksoi se Bashkimi Evropian ofroi një solidaritet konkret.

Përveç kësaj, shërbimi evropian i kartografisë nëpërmjet satelitit Copernicus prodhoi imazhe satelitore të zonave të prekura.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ditë më parë tha se BE do të dhurojë 15 milionë euro për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat në lidhje me ndihmat për Shqipërinë, Von der Leyen u shpreh se KE do të organizojë edhe një konferencë donatorësh me qëllim që t’i vijë në ndihmë Shqipërisë pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Komisioneri sapo ka mbërritur në Shqipëri është takuar fillimisht me kryeministrin Rama dhe me Shtabin e Emergjencave të Durrësit dhe gjatë fjalës së tij ka vënë theksin tek vlerësimi i nevojave.

“Ka nje parakusht që ështe vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në, me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishmë pasi do të orientoj këto çështje tek vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikurse duhen. Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë sot do të shkoj dhe do të vizitoj disa nga vendet e prekura”, ka thënë ai.

Ndërkaq kryeministri Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të jetë gati edhe fatura e dëmeve të shkaktuara.

Në Durrës, Komisioneri ndaloi në disa pika të prekura; fillimisht vizitoi një shkollë të dëmtuar plotësisht, më pas u largua për në zonën e Kënetës, e cila është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas këtyre Lenarçiç bëri një inspektim tek hotel “Lubjana”, që është në proces shembje, për shkak të rrezikshmërisë së lartë pas dëmtimit nga tërmeti.

Vora ishte pikë-ndalesa e rradhës teksa shoqërohej nga kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ku vizituan kampin e ngritur për të strehuar personat e prekur nga tërmeti.

Pas vizitave, Komisioneri dhe kreu i shtetit Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp ku do të japin opinionet e tyre lidhur me situatën. Lenerçiç do të bëjë me dije cili do të jetë plani i Komisionit Evropian për situatën, përvec 15 milion eurove dhe 50 ekspertëve të ardhur ditën e djeshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026