Manastirliu, apel për mbajtjen e maskave përpara fillimit të shkollës
Përmes një mesazhi video të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, në prag të hapjes së shkollave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu siguron se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë.
“Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e vjeshtë-dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e COVID-19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thotë Manastirliu.
Ministrja bën apel për respektimin e rregullave të vendosura nga ana e nxënësve dhe mësuesve, si e vetmja mënyrë për të frenuar sa më shumë përhapjen e infeksionit.
“Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit”, apelon Manastirliu, teksa u drejtohet prindërve që të marrin përgjegjësinë që ju takon në këtë moment të rëndësishëm.
Në një intervistë për “Ilva Now”, epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini foli për testimin e mësuesve në prag të nisjes së vitit shkollor dhe dhe për mënyrën se si do të veprohet në rastet kur do të identifikohen raste pozitive në klasa gjithashtu.
“Do të izolohen nxënësit që kanë pasur kontakt, jo e gjithë klasa. Dy nxënës të bankës para, pas dhe anash. Nëse kemi më shumë se një nxënës do të izolohet e gjithë klasa dhe do të monitorohen për dy javë”, theksoi znj. Tomini.
Lexoni gjithashtu
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë