Daçiç: SHBA-BE nuk po e detyrojnë Kurtin për formimin e Asosacionit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se BE-ja, me nënshkrimin e saj në Marrëveshjen e Brukselit është garanci për formimin e Asosacioni të Komunave me shumicë Serbe.
Megjithatë, sipas tij, po bëhen përpjekje për ta rihapur atë temë që deri më tani po konsiderohej e mbyllur, shkruan Euronews Serbia.
Diplomati serb u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk po e detyrojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Asosacionit.
“Është e papranueshme për Beogradin që po i kthehemi diçkaje që është nënshkruar dhe kontraktuar vetëm sepse Brukseli dhe SHBA-ja hezitojnë që ta detyrojnë kryeministrin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, ta përmbushë obligimin.
Beogradi nuk do të bjerë në atë kurth dhe as nuk do të pajtohet që beteja për supremaci mes Brukselit, Parisit, Berlinit dhe Uashingtonit të zhvillohet pas shpinës tonë”, tha Daçiç.
LEXONI GJITHASHTU
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump