Kurti: Në veri të Kosovës do të rekrutohen policë të rinj
Kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti, në një intervistë për Deutsche Welle-n ka thënë se nuk ka asnjë vend në Bashkimin Evropian që u jep pakicave më shumë të drejta se Kosova.
“Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari është ai që ka shkruar propozimin gjithëpërfshirës. Pra, nëse të drejtat e serbëve në Kosovë nuk janë të mjaftueshme, siç beson Beogradi, atëherë i takon Beogradit të thotë pse plani i Ahtisarit nuk është i mjaftueshëm – edhe pse plani është më i avancuar se çdo definicion i të drejtave në kushtetutat e vendeve të BE-së, prandaj nuk më takon mua të jap më shumë”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se në veri të Kosovës do të rekrutohen policë të rinj për të zgjidhur situatën pas dorëheqjes së policëve serbë.
“Ne kemi më shumë policë në veri dhe do të rekrutojmë policë të rinj për t’i pasur në këto zona. Dhe aty ku kryetarët e komunave kanë dhënë dorëheqje, nuk ka rrugë tjetër veçse të bëhen zgjedhje të reja në ato komuna, të zgjidhni kryetarët e rinj”, tha Kurti.
Kurti u shpreh se janë bërë rreth njëqind paralajmërime për shoferët me targa të paligjshme dhe se nuk ka pasur ankesa apo incidente.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.