“I formës, jo i përmbajtjes”, Spahiu për Ramën: Ka batuta, paramendon detajet

12 Nëntor 2022 | 14:17

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama ka vetëm batuta. Ai i paramendon detajet dhe merr masa paraprakisht.

Sipas Spahiut, Rama përdor qëllimisht jo vetëm gjestet, por edhe veshjen për t’u dukur ndryshe e për të rënë në sy në raport me liderët botërorë.

“Në thelbin e vet, Rama që në ditën e parë e deri në ditën e fundit, prej 25 vitesh në politikë është përpjekur që të jetë një njeri i medias, një njeri i fasadës, i formës jo i përmbajtjes,” – u shpreh juristi.

Spahiu deklaroi se nuk e kupton kur e gjen Rama kohën për të qeverisur vendin.

Ndërkaq, ai shtoi se kjo nuk duhet parë vetëm si diçka “e zezë”, pasi në arenën ndërkombëtare kjo mund të ketë në një pjesë të rasteve edhe impakt pozitiv.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Forumin e Paqes” në Paris, bëri disa batuta edhe me presidentit e Francës Emmanuel Macron.

Në nisje të takimit presidenti francez Macron tha se ky takim ku marrin pjesë disa lider nga vende të ndryshe të botës do të zgjasë rreth 1 orë e 15 minuta.

Në këtë moment ka ndërhyrë dhe Rama duke i thënë se veprimi i presidentit Macron i dha përgjigje edhe interesit të madh që Putin kërkon ta përqafojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023