Rama: Berisha takoi zyrtarin e Putin para se t’i ngulte thikën Kosovës në Strasburg

12 Nëntor 2022 | 10:26

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryedemokratit, Sali Berisha në lidhje me financimet nga zyrtarë rusë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Berisha, kur ishte kryeministër takoi më 17 dhjetor të vitit 2010, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Sipas Ramës, një muaj pas këtij takimi, Partia Demokratike votoi pro raportit të Dick Marty-t, duke i ngulur Kosovës një thikë pas shpine.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, shkroi Rama në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026