‘Mjerë kush prek protestuesit’, thirrja e Berishës për policinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një thirrje për Policinë e Shtetit, një ditë para protestës që do të zhvillohet në sheshin para Kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se policia nuk duhet të revoltojë protestuesit dhe shtoi se ata që do e bëjnë diçka të tillë, do përballen me pasoja.
“Policinë e Shtetit, mesazhi im është, mos revoltoni protestuesit. Ata vijnë të provokuar në shkallën më të lartë, nga një njeri që po i plaçit dhe vjedh çdo ditë. Policia, në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë.
Protestuesit janë fuqia absolute, morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Sa të dojë populli opozitar do të protestojë. Ai nesër është sovrani i Shqipërisë”, theksoi kryedemokrati.
Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë protestë më 12 nëntor në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje