‘Të japë sqarime për paratë ruse’, Berisha: Të gjithë në protestë, përveç Bashës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka ftuar paraardhësin e tij, Lulzim Basha në protestën e nesërme që opozita do të zhvillojë në sheshin para Kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pyetur nga Euronews Albania, Berisha u shpreh se kushdo mund të vijë në protestë, përveç Lulzim Bashës.
Sipas tij, Basha duhet të sqarojë akuzat për financimn e PD-së me paratë ruse.
“Të gjithë mund të vijnë, përveç Lulzim Bashës, i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit, anëtarë të Partisë Demokratike, nuk mund të më marrin leje mua ata, që të protestojnë kundër qeverisë.
Lulzim Basha ka një akuzë të tmerrshme. Ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt, asnjë provë dhe hetimi këtu nga selia po vazhdon. Mendoj që është shumë i detyruar, të zbardhë, të ketë burrëri, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe fiton lehtësim, por të tregojë të vërtetën”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump