Tre të vdekur dhe 164 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

12 Shtator 2020 | 14:24

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 164 raste të reja me Covid-19, ndërkohë tre pacientë kanë humbur jetën. Aktualisht në dy spitalet Covid po marrim trajtim mjekësor 188 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe shtatë të tjerë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot 330 pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë sipas ministrisë, shumica e tyre kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese. Sa i përket rasteve dhe numrit të vdekjeve me Covid-19, Tirana renditet e para, më pas vjen Durrësi dhe Shkodra. 

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën dhe të mbajnë maska në ambientet e mbyllura.

Sipas ministrisë, respektimi i këtyre masave të thjeshta ndihmon në uljen e transmetueshmërisë së Covid-19 në popullatë. Gjithashtu, listës së të shëruarve me Covid-19 në 24 orët e fundit i janë shtuar 51 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 6494.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026