Agim Baçi: Ramën e trembin vetëm protestat e qytetarëve, jo ato politike
Gazetari Agim Baçi thotë se kryeministri Edi Rama trembet nga protestat qytetare dhe jo nga ato politike.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Baçi u shpreh se kur ka pasur protestë qytetare, Rama është munduar ta politizojë, për ta shuar atë.
“Po të shohësh me vëmendje, zoti Rama ka ndjekur një praktikë këto 10 vite. Çdo lloj proteste qytetare është munduar ta politizojë, thotë që aty është PD-ja se vetëm ashtu mund ta shuante.
Në thelb, zoti Rama ka treguar që ka gjithmonë një frikë, që nga protesta e armëve kimike, kur u ngritën studentët, kur u ngrit çështja e Rashës. E di që po u bë uragan popullor, nuk ke më justifikim. Përsa kohë janë ngritur partitë politike, thotë, është ngritur kundërshtari që do të marrë pushtetin. Nuk është se e tremb kjo gjë”, theksoi ai.
Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.
Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta