Tërmeti në Lezhë, Pjerin Ndreu: Pallati 12-katësh asnjë rrezik, konkluzioni nga ekspertët izraelitë

5 Dhjetor 2019 | 14:43

Tërmeti që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta edhe në bashkinë e Lezhës, ku pati një numër të madh banesash të dëmtuara. Në total janë 168 shtëpi, 56  pallate dhe 5 shkolla të dëmtuara në të cilat po kryhen verifikimet për të parë sigurinë e tyre.

Më problematike është paraqitur situata në lagjen “Besëlidhja”, ku një pallat 12-katësh, i cili ka pasur dhe dëmet më të mëdha në këtë zonë, është kthyer në objekt diskutimesh dhe replikash mes banorëve dhe specialistëve.

Pas disa inspektimesh të bërë nga inxhinierë të bashkisë disa banesa u shpallën të pabanueshme, por një inspektim i dytë i bërë nga një ekip ekspertësh të huaj izraelitë doli në përfundim se pallati nuk ka dëmtime në strukturë dhe si i tillë mund të rikuperohet.

Lidhur me këtë çështje kreu i ri i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu i cili është gjithashtu një banor i këtij pallati, tha për Euronews Albania se procesverbali përfundimtar lidhur me këtë pallat do të mbyllet sot, ndërsa sqaroi se për të arritur në një konkluzion sa më të saktë lidhur me qëndrueshmërinë e këtij pallati u thirrën një numër i konsiderueshëm ekspertësh.

“Procesverbali përfundimtar mbyllet sot. Mbrëmë është dhënë konkluzioni i fundit i një ekipi izraelit. Është një pallat që ka ngjallur shumë debat, është pallati ku banoj unë vetë. Ka ngjallur debat mes inxhinierëve, të cilët kanë pasur mendime të ndryshme. Pastaj kemi thirrur edhe një grup tjetër inxhinierësh, ku ka qenë i përfshirë edhe ish-drejtori i Urbanistikës që ka qenë në Shëngjin.

Konkluzioni është se pallati nuk ka asnjë problem me rrezik. Për të arritur në një konkluzion të saktë thirrëm shumë specialistë dhe inxhinierë. Ky është një nga pallatet më të mëdhenj, me 80 hyrje, është pallati ku jetoj unë. Si përfundim 4 inxhinierë kanë thënë se nuk klasifikohet i pabanueshëm”,  – tha Ndreu.

Një ditë më parë, teksa inspektonte këtë pallat në Lezhë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përplas me disa banorë të cilët kërkonin një përgjigje të qartë lidhur me fatin e banesave të tyre, ndërsa ky i fundit këmbëngulte se pallati nuk paraqet asnjë rrezik.

Më herë përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Lleshaj e cilësonte shumë zhurmë për asgjë debatin rreth 12-katëshit në Lezhë.

“Brenda 24 orës u bënë dy ekspertiza në një pallat në Lezhë; njëherë nga ekspertë shqiptarë dhe njëherë nga ekspertë izraelitë.

Dy ekspertiza dhe një rezultat: Pallati është i sigurt!!!

Të gjithë ata që në vend të solidaritetit dhe ndihmës kanë ushqyer panikun në hollin e pallatit, ose në kanalet e medias duhet të kërkojnë ndjesë për stresin e krijuar tek banorët e pafajshëm dhe të heshtin.

Heshtja është gjëja më e madhe që mund të bëjnë ata që nuk ndihmojnë”, – shkruante Lleshaj në faqen e vet në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026