6 viktima nga sulmi me bombë në Stamboll, thotë Erdogan

13 Nëntor 2022 | 17:51

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor.

Ai theksoi se shpërthimi ishte “sulm me bombë” dhe mund të jetë sulm “terrorist”.

Duke folur për gazetarët para se të nisej për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm “i pabesë”, duke shtuar se keqbërësit do të ndëshkohen.

Sipas liderit turk, katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Edhe 53 persona të tjerë janë plagosur, sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor

Zyrtarë të lartë izraelitë dhe libanezë mohuan të enjten se kishte pasur ndonjë tërheqje izraelite nga jugu i Libanit të pushtuar, pasi një zyrtar amerikan...
11:37 | 25/06/2026

Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës

Iraku mund të rishqyrtojë anëtarësimin e tij në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, nëse grupi prodhues nuk rrit kuotën e prodhimit të naftës...
11:24 | 25/06/2026

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026