Marrëveshje Francë-Britani, masa për kalimet e paligjshme në La Mansh
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të trajtuar çështjen e emigracionit përgjatë Kanalit Anglez.
Mediat britanike bëjnë me dije se akordi pritet të nënshkruhet këtë të hënë.
Në bazë të marrëveshjes pritet të rritet ndjeshëm numri i oficerëve dhe vullnetarëve francezë që operojnë në brigjet e La Mansh.
Londra dëshiron të sigurojë ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes rrugës ujore.
Kritikët thonë se Mbretëria e Bashkuar duhet të hapë më shumë rrugë ligjore për njerëzit që shkojnë në ishull. Pothuajse 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin anglez me varka të vogla gjatë 2022.
Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8,404. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria Afganistani dhe Irani. Telegraph, një gazetë e përditshme britanike, tha se Franca do të pajtohet për të ngritur edhe një qendër të përbashkët kontrolli ku do të vendosen zyrtarët britanikë të imigracionit.
Numri rekord i emigrantëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë presion mbi kryeministrin e ri britanik për të gjetur një zgjidhje efektive.
Në javët e fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë vënë nën kritika për mbipopullimin dhe kushtet e këqija në qendrat e azilit.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona