Në gomone edhe fëmijë, i riu nga Hasi tregon kalvarin e rrezikshëm përmes La Manshit
Britania e Madhe është kthyer në tokën e ëndrrave për shumë shqiptarë, që zgjedhin të kalojnë një kalvar vështirësish për të mbërritur atje.
Në një rrëfim ekskluziv për Euronews Albania një i ri nga Hasi, i cili ka kërkuar të mos identifikohet, tregon se ka paguar 5 mijë euro për të hipur në një gomone me 40 emigrantë të tjerë, mes të cilëve edhe minorenë shqiptarë 13-15 vjeç.
I riu rrëfeu rrugën e rrezikshme në det të hapur, ku gomonia kishte pësuar defekt dhe sapo telefoni kishte kapur valët britanike kishin telefonuar policinë e këtij vendi për të shpëtuar jetën.
“Pati shumë rrezik, u detyruam të marrim në telefon policinë angleze. Ata erdhën, na futën brenda se kishim ngrirë nga i ftohti, na dhënë për të ngrënë, na morën shenjat e gishtave. U mbush kampi plot, s’kishte vend dhe na lanë në stacion treni”, rrefen i riu nga Hasi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive| I riu nga Hasi: Pagova 5 mijë € për të shkuar në Angli, isha i pashpresë
- 40% e emigrantëve që shkojnë me gomone drejt Britanisë janë shqiptarë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona