Festivali i filmit në Venecia, triumfon filmi amerikan “Nomadland”

13 Shtator 2020 | 13:03

Një film i cili tregon jetën e një grupi njerëzish që jetojnë në një furgon dhe udhëtojnë në Perëndim në Amerikës arriti të rrëmbejë trofeun e këtij edicioni.

Filmi, i drejtuar nga regjisori kinez, Chloe Zhao, ka për protagoniste aktoren Frances McDormand, një e ve në të 60-at e cila e kthen furgonin në shtëpi të lëvizshme dhe niset për rrugë, duke ndërmarrë punë sezonale gjatë udhëtimit.

Festivali në bregdetin Lido ishte eventi i i parë që riktheu botën artistike pas bllokimit nga pandemia.

Juria e drejtuar nga aktorja australiane Cate Blanchett dha dy çmime të Luanit të Argjendtë, një për thrillerin e regjisorit meksikan, Michel Franco, “New Order“, dhe çmimin për dramën historike japoneze “Gruaja e një spiuni”, nga Kiyoshi Kurosaëa.

Regjisori veteran rus Andrei Konchalovsky u vlerësua gjithashtu me një çmim special të jurisë për “Të dashur shokë!”, një film që tregon për masakrën e 1962 të punëtorëve në Novocherkassk, film i cili ishte shpallur si një kandidat për çmimin e parë.

Aktorja britanike Vanessa Kirby, fitoi çmimin e aktores më të mirë për interpretimin e saj në filmin “Pjesëza”, të një gruaja ku tregohet hidhërimi i një nëne që humb vajzën e saj të porsalindur .

Çmimi për aktorin më të mirë i takoi Pierfrancesco Favino për rolin e tij në filmin “Padrenostro“.

Sikundër pritej për shkak të pandemisë të paktë ishin pjesëmarrësit në festival por cilësuar si një vitrinë pretendentët e çmimeve Oskar Festivali i Filmit në Venezia arriti të kishte jehonën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026