Stacioni Sizmik i Durrësit nuk e regjistroi tërmetin e 26 nëntorit, mungoi energjia elektrike
Mëngjesin e 26 nëntorit Stacioni Sizmik në Durrës nuk ka regjistruar të dhënat e aksonometrisë. Shkak për këtë është bërë mungesa e burimit rezervë të energjisë. Drejtori i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi tregon për Euronews Albania se stacioni i Durrësit nuk është i pajisur me inverter dhe bateri.
Shkëputja e energjisë elektrike dhe mungesa e burimit rezervë të kësaj energjie solli mospasjen e të dhënave aksonometrike nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit.
“Sa i përket mosfunksionimit të instrumentit të vendosur në Durrës ka të bëjë me parametrat që duhet të ishin prezentë se si ka qenë nxitimi në momentin e ngjarjes, që nuk e kemi matur dhe është parametër i rëndësishëm”, – thotë Koçi.
Ai shpreh shqetësimin se, edhe pse janë bërë kërkesa të vazhdueshme, stacionet e sizmologjisë në vendin tonë kanë mungesë të burimit rezervë të energjisë elektrike.
“Nga 20 stacione të natyrave të ndryshme që ekzistojnë në vendin tonë, kemi sot vetëm 5 që kanë inverter, edhe ato të pajisur me bateri që u ka skaduar afati 2-3 vjet”, – thotë Koçi.
Megjithatë parametrat e shkallës Rihter të tërmetit janë përcaktuar, harta e intensitetit të ballëve nuk është ende gati, për shkak të kushteve të departamentit sizmologjik në Shqipëri. Në epiqendër mendohet se tërmeti ka qene 8-9 ballë.
Sipas të dhënave, pas tërmetit të 26 nëntorit aktiviteti sizmik ka vazhduar dhe është në rënie nga dita në ditë.
51 vetë humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pas tërmetit të fortë që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, ndërsa mijëra banesa u shembën e shumë të tjera u bënë të pabanueshme pas goditjes së fortë 6,4 ballë.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar