Fillimi i vitit të ri shkollor, drejtoresha e shkollës ‘Dhora Leka’ : I kemi marrë parasysh të gjitha vështirësitë

14 Shtator 2020 | 07:17

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka”, Klodjana Koxha në një intervistë për Euronews Albania foli rreth vështirësive të këtij fillimviti shkollor, i cili është një vit i pazakontë për shkak të situatës së pandemisë COVID-19.

Znj. Koxha tha se bashkëpunimi mësues-prindër është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor, teksa kërkoi nga këta të fundit që të tregojnë kujdes të shtuar duke i stërvitur fëmijët çdo ditë kur vjen puna te distancimi social.

Ajo tha se falë infrastrukturës shkolla do të bëjë të mundur realizimin e mësimit me dy turne dhe çdo klasë do të ketë numër të përgjysmuar të nxënësve. Përpos kësaj do të ketë dhe hapësira midis turneve për dezinfektimin e klasave.

“Kemi një mjeke stomatologe që e kemi të përditshme dhe kemi dhe një infermiere në shërbim tre ditor. Është caktuar dhe një mjek epidemiolog që me situatën e re që është krijuar do të jetë prezent në shkollë”, – përfundoi znj. Koxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026