Igli Cara prezanton kandidaturën në Primaret për Bashkinë e Durrësit

14 Nëntor 2022 | 15:19

Kryetari i PD Dega Durrës, Igli Cara ka prezantuar kandidaturën e tij në primaret për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij, Cara theksoi se masakra urbane e Durrësit  është shembull konkret se si mund të shkatërrohet një pasuri natyrore dhe historike, si babëzia e lejeve dhe betonit solli një model korruptiv që nëpërkëmbi dinjitetin dhe mirëqënien e secilit prej nesh, por dhe një dëm për të cilin historia dhe brezat do të na gjykojnë

Më tej ai ka theksuar se Durrëësi ka nevojë për ndryshim, ndërsa ka kërkuar që të gjithë ta mbështesin në këtë fushatë.

“Durrësi ka nevojë për ndryshim, Durrësi ka nevojë t’i kthehet qytetarëve dhe qytetarisë!

Këtë e ndjej në takimet e përditshme me ju, në thirrjen tuaj  për t’i paraprirë ndryshimit. Në bashkëbisedimet me miq, intelektualë, pedagogë, mjekë, mësues, bujq, biznesmenë, pensionistë dhe të rinj shoh mbështetjen për të punuar së bashku për ndryshimin.

Sot eshte 14 nëntori, një datë kuptimplotë në historinë e qytetit tonë. Një datë simbolike, që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit e huaj, 78 vite më parë. Rastësisht sot përkon dhe me ndarjen e një vendimi të rëndësishëm me ju.

Me besimin në Zot, në respekt të çdo bashkëqytetari e demokrati, me dëshirën e mirë, me vendosmërinë dhe përgjegjësinë e një njeriu që prej vitesh kontribuon në politikë, me energjinë e duhur, pas një reflektimi të thellë, kam marrë vendimin për të kandiduar në primaret për Kryetar të Bashkisë së Durrësit. Në këtë garë të gjithë jemi bashkëkandidatë.

Durrësi më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha është tani.

Kam bindjen e plotë se Durrësi duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve.

Ky qytet meriton më shumë, qytetarët e tij meritojnë më shumë.

Duke besuar dhe vlerësuar mbështetjen tuaj, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, i cili nis sot nga këtu, në emër të së sotmes dhe të ardhmes sonë, por mbi të gjitha të fëmijëve tanë”- ka theksuar ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026