Ktheu banesën në ‘kazino’, arrestohen 2 të rinj në Devoll, procedohen 18 të tjerë
Dy persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht pasi janë kapur brenda një banese e cila ishte kthyer në kazino.
Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se në qytetin e Bilishtit, në një banesë që kishte në përdorim shtetasi A. B., ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht poker.
Në kuadër të operacionit të koduar “Bast i fundit” në pranga kanë rënë K. K., 29 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa janë proceduar penalisht:
B., 43 vjeç; K. M., 30 vjeç; Xh. N., 36 vjeç; E. G., 30 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Sh., 42 vjeç; A. S., 50 vjeç; K. N., 24 vjeç; M. K., 38 vjeç; K. Xh., 30 vjeç; M. C., 24 vjeç, banues në Bilisht; R. Ç., 39 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërlen, Devoll; A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll; E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë; Zh. L., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; J. S., 48 vjeç dhe M. R., 34 vjeç, banues në Pogradec.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash dhe 5 pako me letra bizhozi që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës