Sekustrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, ngrihet aktakuzë ndaj 7 personave
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 7 të pandehurve të identifikuar si I.Sh, F.V, K.Sh, K.B, F.B, H.Sh, N.M.
Aktakuza është ngritur pas kapjes së 400 kilogramë kokainë të cilat u kapën në Lipjan.
Konkretisht ata përballen për veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
“400 kilogramë kokainë u sekuestruan në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta