Miqësore me Gjibraltarin, Kombëtarja shqiptare tjetër ndeshje testuese në muajin nëntor
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin nëntor me përfaqësuesen e Gjibraltarit.
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes, për organizimin e takimit në datën 11 nëntor.
Kjo është hera e parë që skuadra përfaqësuese ndeshet me ekipin e Gjiibraltarit.
Ky takim do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena” dhe do i shërbejë trajnerit Edoardo Reja për të testuar skuadrën për dy takimet zyrtare të Ligës së Kombeve që do të luhen në datat 15 nëntor dhe 18 nëntor, me Kazakistanin dhe Bjellorusinë në Shqipëri.
Në muajin tetor, skuadra kuqezi ka njoftuar më herët se do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e Armenisë, para takimeve të Ligës së Kombeve. Objektivi i skuadrës kombëtare mbetet vendi i parë në grupin katër të Ligës C, në mënyrë që në shortin për kualifikueset e Kampionatit Botëror të ngjitet një vazo më lart.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta