Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

14 Shtator 2020 | 12:46

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, pasi kjo e fundit është në hetim nga SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, të shtunën la në ‘arrest shtëpie’ gjyqtaren e Apelit, Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu, u caktua e njëjta masë për avokatin e gjyqtares, Skënder Demiraj, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Arben Cara u la në burg.

Nga hetimet e kryera rezulton se gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila u pezullua nga detyra këtë të hënë përftoi gjashtë mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë, nga ‘arrest në burg’ në ‘garanci pasurore’, ndaj shtetasit Orion Bali. Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale ‘Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Ditën e shtunë, në momenti kur gjyqtarja Mimoza Margjeka iu drejtua Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë pati tensione. Ajo mbërriti gati 3 orë me vonesë në gjykatë, ndërsa shpërtheu në akuza ndaj policisë, që sipas saj nuk kishin një urdhër shoqërimi, ndërkohë që nuk kishin caktuar një efektive femër për ta shoqëruar.

“S’ka urdhër shoqërimi, një urdhër gjykate që e kanë marrë dorazi. Kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bënë zhele dy ditë kot, për asgjë. Qëllimi për të diskredituar njerëz. Çfarë i bëni popullit ju kur ma bëni mua këtë”, tha e irrituar gjyqtarja.

Lexoni gjithashtu:

Ryshfeti 6 mijë euro, gjyqtarja përplaset me policinë: S’kanë urdhër shoqërimi, më futën në bodrum

Ryshfet 6 mijë euro për ndryshim të masës së sigurisë, SPAK zbulon skemën korruptive

Flet avokati i gjyqtares së arrestuar: Prokuroria përdori dy standarde në hetimin e Mimoza Margjekës

SPAK zbuloi skemën, provat e forta që çuan në pranga gjyqtaren Mimoza Margjeka

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026