Rama mbledh drejtuesit e qarqeve dy javë pas marrjes së detyrës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prej më shumë se 60 minutash po zhvillon një mbledhje me drejtuesit politikë të 11 qarqeve të vendit që do të drejtojnë fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vetë Rama është emëruar drejtues i Qarkut të Durrësit. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit në vitin 2017, kryeministri pritet të garojë për deputet pikërisht në qytetin bregdetar.
Takimi i sotëm vjen dy javë pas marrjes së detyrës, ku PS ngarkoi Elisa Spiropalin në Tiranë, Taulant Ballën në Elbasan, Niko Peleshin në Korçë, Damian Gjiknurin në Vlorë, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqjan në Shkodër, Safet Gjicin në Kukës, Gramoz Ruçin në Fier, Bledi Çuçin në Gjirokastër dhe Olta Xhaçkën në Dibër për të udhëhequr fushatën.
Drejtuesit e qarqeve do të raportojnë për punën në terren dhe shqetësimet që kanë hasur në qark gjatë takimeve të para me elektoratin. Mbi shqetësimet dërrmuese të qytetarëve dhe elektoratit, pritet të PS të ndërtojë programin e ardhshëm politik.
Për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i PS i ka kërkuar grupit parlamentar që të punohet për të ruajtur numrin prej 74 mandate deputetësh për marrjen e një mandati të tretë qeverisës. PS ka parashikuar të zhvillojë takime të përjavshme me drejtuesit e qarqeve.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset