“Do auditoj çdo leje ndërtimi të dhënë nga Veliaj”, premtimi i Belind Këlliçit
Belind Këlliçi, kandidati i PD-së për primaret për Bashkinë e Tiranës premton se do të auditojë çdo leje ndërtimi dhe çdo procedurë që Erion Veliaj ka dhënë në krye të Bashkisë Tiranë.
“Unë i jap fjalën banorëve të Tiranës se do auditoj çdo leje ndërtimi dhe çdo procedurë që Erion Veliaj ka dhënë në krye të Bashkisë Tiranë! Do t’i numëroj çdo rikonstruksion fasade që ai ka bërë për të mashtruar qytetarët, me vlera disa herë më shtrenjtë se puna reale e kryer”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë:
Ditën Veliaj ju del në çdo ekran duke u ankuar se lufta në Ukrainë paska krijuar krizën ekonomike në Tiranë.
Padyshim që krizën ekonomike nuk e ka krijuar ky me Ramën, që kanë 9 vjet në qeverisjen e vendit. Fajet i ka opozita, që bashkë me Rusinë kanë pushtuar Ukrainën.
Por kjo nuk e pengon kryebashkiakun e Sorosit të bëjë natën plane për tendera luksi dhe shpenzime elektorale, sepse ai është një kandidat qelie, jo bashkie.
Unë i jap fjalën banorëve të Tiranës se do auditoj çdo leje ndërtimi dhe çdo procedurë që Erion Veliaj ka dhënë në krye të Bashkisë Tiranë!
Do t’i numëroj çdo rikonstruksion fasade që ai ka bërë për të mashtruar qytetarët, me vlera disa herë më shtrenjtë se puna reale e kryer.
Do t’i bëj evidencën e çdo liste punimesh të kryer për çdo metër asfalt elektoral të hedhur.
Do t’i bëj evidencën e çdo paraje të dhënë OJF-ve të tij dhe atyre të kontrolluara prej tij, duke i maskuar pas aktiviteteve kulturore.
Së fundmi, Erion Veliaj po i faturon banorëve të Tiranës 5 miliardë lekë, me justifikimin se do të blejë pemë. Ndërkohë qytetarët e Tiranës shohin vetëm pallate të reja mes lagjesh, që zënë ato pak hapësira të mbetura, dhe thithin ajrin e ndotur me smog. Kam për t’ia numëruar këto pemë një e nga një!
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset