770 objekte të pabanueshme në Tiranë, pritet vendimi i IKMT për shembjen e tyre
Policia ka përcaktuar se 770 ndërtesa janë të pabanueshme në qarkun e Tiranës si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Për këto objekte pritet vendimi i shembjes nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Për të gjitha këto ndërtime nga ana e Prokurorisë do të kryhen veprime hetimore për të përcaktuar shkaqet e shembjes. Grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dhjetëra oficerë i ka ndarë në dy kategori këto ndërtimet; në ato të para viteve 1990 dhe pas viteve 1990.
Sipas të dhënave të mbledhura nga komisariatet, pjesa më madhe e ndërtimeve që janë shpallur të pabanueshme janë në Vorë, 599 gjithsej. Nga këto, 371 pallate janë të para viteve ‘90, 34 janë ndërtuar gjatë tranzicionit dhe 194 janë banesa.
Në Kamëz janë 54 banesa të evidentuara si të pabanueshme, në zonën e Freskut dhe te Kinostudios 58 raste, në Kombinat 27 kurse në Kavajë 16 objekte. Katër shkolla në qarkun e Tiranës paraqesin rrezikshmëri, tri janë në Kavajë dhe një në kryeqytet.
Pas evidentimit të objekteve të dëmtuara rëndë prokuroria ka sekuestruar një pjesë të praktikës së ndjekur me lejet e ndërtimit të dhëna pas viteve 90. Grupi hetimor është në pritje të dokumentacionit për pjesën tjetër.
Qarku i Durrësit ishte më i prekuri nga tërmeti i fortë i mëngjesit të 26 nëntorit, ku 25 vetë humbën jetën dhe qindra banesa u shkatërruan ose u shpallën të pabanueshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet