Qepët e Korçës ngelën në tokë, fermerët: Po humbim lekët, nuk ka treg për shitje

15 Nëntor 2022 | 15:55

Kjo qepë e cilësisë maksimale është e prodhuar në fshatin Leminot. 80% e këtij prodhimi është ende nëpër toka, pasi fermerët tregojnë se çmimi është tejet i ulët ndërkohë që edhe interesimi për të shitur produktin e tyre është tejet minimal.

Pamjet tregojnë qartë se shumica e prodhimit ka përfunduar e hedhur kanaleve, ndërsa dhjetëra tonelata qepë janë ende në tokë, ndërkohë që sipas kohës së prodhimit, duhet të ishte në treg.

Kostot e shtuara me rritjen e çmimeve, mos subvencionimi nga shteti, por dhe mungesa e një pike tregtimi kanë ndikuar në uljen e çmimit dhe mbetjen stok të këtij produkti bujqësor.

“Është nga mungesa e tregut. Qepa është shumë e mirë, çmimet janë shumtë të ulëta. Plehrimet e të tjerat kanë shkuar shumë shtrenjtë e rrjedhimisht ne duam ta shesim më shtrenjtë. Për të shitur nuk kam shitur asgjë, për të pasur shyqyr Zotit ka shumë por nuk shkon. Dapi, plehrimi është i shtrenjtë. Deri tani me humbje se nuk kemi shitur. “-deklaron Edmond Braushi, fermer.

“Kam afro 200 kuintalë. Nuk pyet njeri fare. Shkoi me 3 e gjysmë më parë, tani nuk pyet më njeri. Thonë me 2.8 por nuk vjen njeri ti marre. Unë kam rreth 200 kuintalë qepë. 1 milion e gjysmë i kam hedhur, tokë me qira, rreth 300 mijë kam marrë deri tani. Jam me humbje”- thotë fermerja Shegë Zacellari.

Një tjetër fermer, tregon se nga kjo kulturë që mbjell, pret të vetmet të ardhura për të ushqyer fëmijët.

“Kam rreth 70-80 kuintal qepë. Asnjë nuk kam shitur. Hiç. Vijnë tallen, e marrim sot nesër e asgjë. Mjerë ne, mjerë ky popull. Asnjëherë nuk kam dalë intervistë ama na ka zënë halli aty ku nuk tregohet. Na këputi ne fshatarëve, me mollë, me qershi, asgjë nuk shkon. Kam 4 fëmijë atje, buke nuk kanë të hanë. Me shpirt me zemër e them. Hiç do behet. Do ha kafshatë buke, të rroje qeverie, kuadrot e neve na rroftë. Mjerë ky popull se çfarë heq “- shprehet Festim Shkëmbi, fermer.

Çmimi i një kilogramë qepë sot tregtohet me 30 lekë. Referuar 5 viteve të fundit, ky është çmimi mëi  ulët. Ndikim ka edhe importi i qepës nga vendet e rajonit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026