BE e gatshme për një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel: Të sillen si evropianë
Bashkimi Evropian është i gatshëm që të mirëpresë në takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ku shtoi se liderët duhet të takohen për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri, shkruan Euronews Serbia.
Ne mbetemi të përkushtuar që të mirëpresim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Bruksel, për një takim në nivelin më të lartë, sapo të jenë gati të tregojnë sjellje evropiane dhe vullnet për të kërkuar një zgjidhje evropiane për problemet reciproke”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë urgjentisht me dialogun për të gjetur një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS.
Paralajmërimin, Borrell e dha pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Borell tha se kjo është kriza më e madhe që nga viti 2013, teksa shtoi se situata është vërtet dramatike dhe se duhet gjetur një zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni