KE gati t’i japë dritën jeshile Shqipërisë, Holanda mund të jetë e vetmja pengesë
Bashkimi Evropian mund të vendosë për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në nëntor ose dhjetor, ndërsa vendi i vetëm që mund të nxjerrë pengesa mund të jetë Holanda.
Gjatë diskutimeve të fundit në Bruksel korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri thotë se, asnjë prej vendeve anëtare të BE nuk ka kërkuar kushte shtesë për Shqipërinë.
Por e kundërta ka ndodhur me Maqedoninë e Veriut ku është kërkuar të shtohet respektimi i Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.
Ndërkohë mbetet për t’u votuar ligji për financimin e partive politike në tetor, kurse sa i takon ligjit për antishpifjen nuk është kusht miratimi, por BE kërkon që nëse ligji kalon në Parlament duhet të merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Korrespondenti i Euronews Albania nga Brukseli thotë se, raporti do të publikohet më 6 tetor, ndërsa mbledhja e Këshillit të BE-së ku merret vendimi është vetëm 10 ditë më pas.
Koha e shkurtër në dispozicion mund të bëjë që të shtyhet vendimi për në mbledhjen e dhjetorit ose mund të ketë një mbledhje të veçantë në nëntor.
Duke iu referuar burimeve, Ernest Bunguri thotë se, KE vlerëson shumë reformën në drejtësi dhe kjo mund të çojë një drite jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Por, e gjitha mund të rrëzohet nëse Holanda do të ngrejë pretendime për qëllime elektorale, pasi në këtë vend do të mbahen zgjedhjet parlamentar në mars të 2021.
Lexoni gjithashtu:
Hapja e negociatave, Shqipëria ende s’ka plotësuar 5 nga kërkesat e KE-së
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar