Kurti: Marrëveshja përfundimare me Serbinë do të arrihet në dy vitet e ardhshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet i bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve, do të arrihet në dy vitet e ardhshme.
Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA, Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe.
“Njohja e ndërsjellë duhet të jetë në qendër të marrëveshjes. Unë e kam marrë pushtetin vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtit njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë? Kushtetuta jonë nuk pranon Asociacion një etnik. Thelbi i saj është multietniciteti”, theksoi ai.
Kurti nënvizoi se deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen në bazë të Ligjit të zgjedhjeve.
Ai ka thënë se edhe policët do të zëvendësohen“sepse duhet të garantohet rendi dhe siguria për të gjithë ata që jetojnë në katër komunat në veri.
Tensionet u shtuan pasi qeveria e Kosovës filloi me 1 nëntor zbatimin të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta