Zjarret në SHBA shndërrohen në çështjen kryesore të përballjes Trump-Biden

15 Shtator 2020 | 05:24

Zjarret katastrofike që kanë përfshirë pjesën perëndimore të SHBA e kanë shndërruar temën e ndryshimeve klimatike në një nga debatet kryesore në fushatën presidenciale. Dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë debatojnë në distance për atë çka po ndodh në pyje, të cilët vijojnë të shkrumbohen nga flakët.

Presidenti Donald Trump gjatë një vizite në Kaliforni u shpreh se shkaktar i vetëm për këtë situatë është keqmenaxhçmi i pyjeve.

“Kur për shumë vite gjethet e thata lihen në tokë  ato shndërrohen në lëndë djegëse për zjarr.  Prandaj ata duhet të marrin masa për një gjë të tillë.  Duhet të ketë një menaxhim të mirë të fortë të pyjeve. Kam tre vite që flas me këtë shtet dhe shpresoj se ata do të nisin ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Trump.

Në një dalje për mediat kushtuar situatës nga zjarret Trump sërish refuzoi të cilësonte ngrohjen globale si shkaktar kryesor.

Gjatë mandatit të tij presidencial Trump vazhdimisht ka lënë mënjanë paralajmërimet e shkencëtarëve sipas të cilëve dëmtimi i atmosferës nga djegia e lëndëve djegëse  po ndryshon klimën.

Nga ana tjetër kandidati demokrat për president Joe Biden shprehet se Trump është i papërgjegjshëm.

“Nëse i jepni një zjarrvënësi edhe katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë, pse do të habiteni nëse Amerika do të vazhdojë të digjet? Nëse i jepni një mohuesi të ndryshimeve klimatike edhe katër vite në Shtëpinë e Bardhë, pse do të habiteni nëse do ta shikoni Amerikën nën ujë?” ka thënë Joe Biden.

Zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë, Oregon dhe Uashington kanë djegur më shumë se 2 hektarë tokë dhe nga muaji gusht të paktën 35 persona kanë humbur jetën.  Me qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa ekspertët e shëndetit ngrenë alarmin për tymin që ka përfshirë atmosferën.

 

Lexoni gjithashtu:

SHBA, zjarret masive rihapin debatin e ndryshimeve klimatike përpara vizitës së Trump

Biden sfidon Trump për presidentin e 46-të të SHBA-ve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026