Kroacia, Bullgaria dhe Rumania ‘gati’ për t’u bashkuar me Shengenin
Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë “gati” për t’u bashkuar me Zonën Shengen pa pasaporta pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, tha Komisioni Evropian, raporton Euronews.
Një Shegen i zgjeruar do ta bëjë Evropën “më të sigurt, më të begatë dhe më tërheqëse”, tha ekzekutivi të mërkurën, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të pranojnë tre kandidatët.
Miratimi kategorik vjen në prag të një takimi të lartë të ministrave të brendshëm në dhjetor, ku çështja e pranimit në Shengen është vendosur të kthehet në tryezë.
Anëtarësimi në Shengen kërkon ndër të tjera zbatimin e rregullave të përbashkëta, menaxhimin e duhur të kufijve të jashtëm, shkëmbimin e informacionit të sigurisë dhe bashkëpunim efikas policor.
Kërkohet një votim unanim për pranimin e anëtarëve të rinj.
Kroacia, Bullgaria dhe Rumania kanë pritur prej vitesh për t’iu bashkuar zonës pa pasaporta, e cila aktualisht përfshin 26 vende, duke përfshirë 22 vende të BE-së dhe pothuajse 420 milionë qytetarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta