“Të nxjerr jashtë”, debate për portin e Durrësit në Komision
Zv. kryeministrja Belinda Balluku deklaroi sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se sa i takon Portit të Durrësit nuk ka asnjë përbërje të kompanive ofshore dhe të gjitha kompanitë janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
“Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme,” – tha Balluku.
Komisioni sot është zhvilluar me debate, kur ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës shpjegonte vazhdimisht pjesën e kompanive që do të marrin pjesë në ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit, ndërsa deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka kërkuar fjalën për procedura.
Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi e kundërshtoi, madje debati shkoi deri në atë pikë, sa Pëllumbi paralajmëroi Boçin se do e nxirrte jashtë.
“Pa provoje njëherë,” – iu kthye ky i fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)