Debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, Braçe përplaset me Spahon
Debate të forta ka pasur sot në Komisionin e Ekonomisë teksa është duke u diskutuar projekti për Portin e Durrësit.
Deputeti Erion Braçe ka debatuar me deputetin Edmond Spaho, teksa ky i fundit ka kërkuar që në këtë komision të jenë të pranishme edhe ministret për të dhënë llogari për këtë projekt.
Debate:
Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur.
Spaho: Të vijë ministrja.
Shalsi: Neta mos i jep përgjigje fare.
Spaho: Do seriozitet kjo punë.
Braçe: Për çfarë të vijë për çfarë të vijë për çfarë të vijë që ta shahësh ti?
Spaho: Ministrja të vijë dhe të japë llogari. Nuk kanë kurajo që të vijnë këtu.
Braçe: Do vijë por jo për ta sharë ti mo. Sa ke hyre ti këtu vetëm ke sharë.
Shlasi: Zoti Xhelili dëgjo këtu. Këtu ka edhe zhurmues që nuk duan as të lexojnë, as të dëgjojnë.
Vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e qeverisë të fusë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh, ka “ndezur” debatet politike.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Ndërsa për opozitën ky projekt është në shkelje të Kushtetutës, shteti humbet, ndërsa ndërtimi do të kryhet nga kompani ofshore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)