Shehi: Ç’është kjo ngutje për Portin e Durrësit?

15 Nëntor 2022 | 09:41

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë ka nisur me debate, teksa po diskutohet projekti i Portit të Durrësit.

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi kërkoi shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

“A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vij mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu”, tha Dashamir Shehi.

Vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e qeverisë të fusë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh, ka “ndezur” debatet politike.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Ndërsa për opozitën ky projekt është në shkelje të Kushtetutës, shteti humbet, ndërsa ndërtimi do të kryhet nga kompani ofshore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026