Ish-ambasadori: Asosacioni duhet të zbatohet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ndonëse e quan gabim marrëveshjen për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe, thotë se tani ajo duhet zbatuar duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Serbisë i intereson që të ketë një mënyrë për të ndërhyrë në sovranitetin e Kosovës.
“Sa i përket Asosacionit, mendoj që ka qenë një nga gabimet politike që kemi bërë me nëshkrimin e tij, megjithatë, Kushtetuesja na jep një mundësi të re, për të parë sesi do dukej ajo dhe a do të ishte e arsyeshme që të vendoset ashtu siç e kërkon Serbia. Unë i jap të drejtë Kurtit, që Asosacioni do e bënte Kosovën, shtet jo funksional. Serbisë i intereson që të ketë një mënyrë për të ndërhyrë në sovranitetin e Kosovës.
Pa marrë parasysh se çfarë lloj Asosacioni do të ishte, me përjashtim të Asosacionit që parashihet me Kushtetutën e Kosovës, që komunat mund të kenë një asocim për të bashkëpunuar brenda soazave të sovranitetit të Kosovës, përndryshe çdo gjë tjetër që do të kishte kompetenca më të mëdha do të përdorej nga Serbia.
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak bëri të ditur se në takim u diskutua për krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për targat e automjeteve.
Sipas Lajçakut, është urgjente gjetja e një zgjidhjeje për targat.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)