Si funksionojnë nenet e NATO-s?
Me Evropën që rrezikon luftën më të madhe që prej 1945-s, krerët e NATO-s i kanë kthyer sytë nga nenet kyçe që sugjerojnë përdorimin e forcës.
Në këtë aspekt, neni 4 shërben si paralajmërim për një emergjencë sigurie që ka nevojë për vëmendje urgjente.
Vendet anëtare do të konsultohen së bashku nëse në këndvështrimin e tyre, integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e ndonjërit prej aleatëve kërcënohet.
Në fakt, neni në fjalë është përdorur shumë herë së fudmi, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës. Ai i dërgon një mesazh botës se aleanca po shqyrton ndërmarrjen e veprimeve.
Ndërkohë, neni 5, që mbron parimin e mbrojtjes së përbashkët, është aplikuar 1 herë, pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
Në kuadër të tij, palët bien dakord që një sulm i armatosur ndaj një vendi të Evropës apo Amerikës së Veriut konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.
Neni parashikon asistimin e vendit ose vendeve të sulmuara duke marrë në mënyrë individuale ose të përbashkët masat e nevojshme, përfshirë përdorimin e forcës.
Neni 5 u vendos një ditë pas sulmeve të 11 shtatorit.
Brenda pak javësh, operacioni i udhëhequr nga NATO nisi zbatimin në Afganistan kundër talebanëve, që strehonin përgjegjësit e atentateve.
LEXONI GJITHASHTU:
NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës
Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:02 Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe